Yllka Kuqi provon edhe këtë gjë (FOTO)

Yllka Kuqi ka bërë të ditur së fundmi se do të publikojë disa projekte të reja, një prej të cilave pritet të jetë një bashkëpunim shumë i veçantë me këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Gjatë një udhëtimi me aeroplan, kureshtja e këngëtares për të parë nga afër pilotimin e tij, ka bërë që kapiteni t’i ofrojë një vizitë tek dhoma e pilotimit të aeroplanit.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Yllka ka treguar për adrenalinën që ka përjetuar gjatë këtij udhëtimi, në të cilin pati mundësinë që njëherë në jetën e saj të ndihet si “pilote”.

“Pamja ime për sot, ishte një kënaqësi e madhe të isha e ftuara e kapitenit X. Faleminderit!”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Temat
Showbiz

Të afërta