Tahiri: Armatimi i Serbisë nga Rusia cënon paqen në rajon

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se armatimi i Serbisë nga Rusia është kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo ka shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor përfshirë Kosovën janë të përcaktuara për vizionin euroatlantik dhe doktrinën gjeopolitike euroatlantike ku shtylla e sigurisë është NATO-ja.

“Në çfarëdo zhvillimesh të reja ndërkombëtare, partneriteti i Ballkanit perëndimor dihet do të jetë partneritet euro-atlantik sepse shumica e shteteve të rajonit kanë qartësi në orientimin e politikës së jashtme perëndimore, përveç Serbisë e cila nuk ka qartësi në politikën e jashtme, ende është mes Brukselit dhe Moskës.

Serbia po përpiqet të bëhet pjesë e lojërave të mëdha gjeopolitike në rajon, ndonëse është një shtet i vogël, dhe kësaj radhe do të gjejë përballë shtetet e rajonit me vlera të përbashkëta për paqe dhe stabilitet dhe me orientime perëndimore, dhe jo si në kohën e zhbërjes së ish-Jugosllavisë kur kjo aleancë veriperëndimore nuk ishte konsoliduar ende”- ka thënë Tahiri.

Temat
LajmeVend

Të afërta