Këshilltari i ministrit e cilëson turp veprimin e Komunës së Prishtinës që ia rriti tatimin për 422%

Komuna e Prishtinës ka bërë lëvizje drastike të tatimit në pronë në shumë lagje të kryeqytetit. Tatimi në lagjet në afërsi të Qendrës është shumëfishuar. Kjo rritje ka rritë pakënaqësinë e shumë qytetarëve.

I fundit që ka reaguar është Kushtrim Sheremeti, këshilltar i ministrit të Diasporës, Valon Murati. Ai ka mbretur i habitur kur e ka parë faturën e fundit të tatimit në pronë të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.

Madje, Sheremeti duke parë që në lagjen ku jeton nuk është bërë asnjë investim komunal, rritjen e tatimit e ka quajtur ‘turp’.

“422 % qenka rritja e tatimit ne prone për Lagjja Qëndresa pa asnjë investim të vetëm nga Komuna e Prishtinës! Seriozisht turp kjo pune!”, ka shprehur zemërimin e tij Sherementi në rrjetin social facebook. /Lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta