Gecaj: Nuk ka Asociacion pa shuarjen e strukturave ilegale

Bajram Gecaj thotë se nuk do të krijohet Asociacioni i Komunave me shumice Serbe pa shuarjen e strukturave paralele. Ndërkohë thotë se do të ketë edhe runde të tjerash të dialogut me Serbinë në nivel presidentësh
Kohët e fundit kemi pas ngritje tensionesh nga Serbia, si çështjen e Haradinajt, e trenit, e murit në Mitrovice që solli deri te takimi në Bruksel në nivel presidentësh, besoj se do të këtë edhe takime tjera në mes Kosovës e Serbisë, tha Gecaj në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Kurse, Bilall Sherifi nga NISMA tha se dialogu më 2012 ka filluar mbrapshtë. Tha se LDK ka qasje të gabuar ndaj dialogut dhe se ka hap edhe pakon e Ahtisaritt.

“Incidentet e fundit janë ngritje artificiale te konflikteve në mënyrë që të përfshihet Thaçi në dialog. Ideja e murit në veri të Mitrovicës ka mbet, bllokada ka mbet, qyteti nuk po bashkohet, serbët në veri të Mitrovicës po ngrehin barriera. Humbja po shitet si fitore, sepse bllokada ka mbet në mes qyteteve sepse serbët i kanë çelësat për veri të Mitrovicës, këtu po paraqiten si fitues Thaçi e Mustafa, po nuk është arritur kurrfarë suksesi”, thotë Sherifi.

Ndërsa, Gecaj thotë se dialogu në vitin 2012 ka mundësuar qasjen në veri të Kosovës që nuk e kemi pasur para bisedimeve.

“Sa për muri në veri të Mitrovicë, mund të them se ai është heqë, ndërtimi i sheshit në atë pjesë është punë e komunës së veriut dhe çelësat i kanë ata, ka rrugë anësore për të cilat mundet me qarkullua”, tha Gecaj.

Ndërsa Sherifi thotë se dialogu është i keq por arsyet e qeveritarëve është se janë të detyruar të dëgjojnë ndërkombëtarët, kjo për të mbuluar paaftësitë e veta. Serbia, sipas tij, ka arrit të hap Pakon e Ahtisarit dhe sërish kërcënon se nuk do ta njohë as këtë pavarësi të cunguar.

“Ky dialog po i mbanë strukturat paralele po institucionalizohet Serbia në Kosovë”, thotë Sherifi.

Përkundër ,kësaj Gecaj thotë se me dialog po shuhet sistemi paralel, strukturat ilegale, ata tani punojnë brenda ligjeve të Kosovës. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të krijohet deri sa të shuhen të gjitha strukturat ilegale. Një delegacion nga katër vetë do të merret me krijimin e asociacionit.

“Mund të them se ndërkombëtarët nuk na kanë detyrua të pranojmë marrëveshjet, ata na kanë ndihmuar”, thotë Gecaj.

Sherifi thotë se dialogu duhet të ndërpritet sepse pozicioni i Kosovës është dobësua në këtë dialog, përfshirja e Thaçit në nivel të presidentëve është e dëmshme, sepse ai nuk i jep përgjegjësi askujt.

Gecaj tha se dialogu nuk mund të ndërpritet, sepse ne duhet të ecim përpara ta integrojmë edhe pjesën e veriut të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta