Bonucci me fjalë të mëdha për Ronaldon e Messin

Bonucci ka vetëm fjalë të mira për dy më të mirët e botës, Ronaldon dhe Messin.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, mendon se dy lojtarët që kanë thyer rekorde botërore, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo nuk mund të krahasohen, duke thënë se secili është i mirë në stilin e tij, shkruan Football Italia, transmeton Gazeta Express.

“Ata janë dy lojtarë të klasit botëror, secili në mënyrën e vet. Messi është më shumë natyral, talent i lindur, derisa Ronaldo ka arritur këtu me punë, ai e ka ndërtuar vetën”, tha Bonucci.

“Janë dy fenomena dhe të luash ndaj tyre është me të vërtetë stimuluese, sepse ju duhet të jepni 110 për qind nga vetja. 100 për qind nuk është mjaftueshëm”, shtoi ai.

Temat
BotëSport

Të afërta