​Liverpool dhe City, luftë për mesfushorin portugez

Liverpool dhe Manchester City janë duke konkurruar me njëra-tjetrën për mesfushorin William Carvalho.
Dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester City, kanë bërë oferta për mesfushorin e Sportingut, William Carvalho.

Skuadra portugeze është shprehur e gatshme që ta shesë Carvalhon nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë e mirë, shkruan A Bola.

Për Carvalhon, Liverpool ose City duhet të paguajnë të paktën 30 milionë euro. /Express/

Temat
Sport

Të afërta