Veseli tallet me Vetëvendosjen: Nuk do t’iu ndali nëse doni të shkoni në Veri

Kryeparlamentari Kadri Veseli iu është drejtuar deputetëve nga foltorja. Ai ka tallur deputetët e VV’së duke u thënë se nëse dëshirojnë të shkojnë në Veri ai nuk do t’i ndalë.

Veseli kështu u është përgjigjur deputetëve të VV’së, veçmas Albin Kurtit i cili gjatë një fjalimi në Kuvend sot ka thënë ka folur për rrëzimin e murit në Mitrovicë, për të cilin ka thënë se ishte në formë të perdes së teatrit, derisa qytetarët e këtij qyteti i ka quajtur shikues të këtij teatri.
Kryeparlamentari Kadri Veseli iu është drejtuar deputetëve nga foltorja. Ai ka tallur

Ish-lideri i VV-së ka thënë se qyteti i Mitrovicës është i ndarë me Urën e Ibrit dhe jo me mure.

“Muri i ri ishte si perde teatri, ajo u ngrit para skenës derisa shikuesit po uleshin. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën dhe jo me murin si perde”, ka thënë Kurti.

Kryeparlamentari Veseli në një adresim para deputetëve, u ka thënë se më 1999 kishte ndalë qytetarët, por tani nuk do ta bëjë këtë nëse dikush nga Vetëvendosje dëshiron të shkojë andej.
“Nuk do t’iu ndali nëse dëshironi të shkoni në Veri” ka thënë ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta