Putin tregon se çka çoi në vrasjen aksidentale të 3 ushtarëve turq në sulmin ajror rus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë sot homologut të vet turk, Tayyip Erdogan, se bashkëpunimi i dobët mes Moskës dhe Ankarasë është fajtori kryesor për vrasjen aksidentale të tre ushtarëve turq në sulmet ajrore ruse në Siri, raporton agjencia e lajmeve, RIA.

Ndërkohë, sot më herët, RIA e citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, tek e ketë konfirmuar se aeroplanët luftarakë rusë i kanë vrarë aksidentalisht tre ushtarë turq në një sulm ajror që kishte shkuar gabimisht në veri të Sirisë, transmeton Express.

Kremlini, po ashtu sot në mëngjes njoftoi se Putin dhe Erdogan u pajtuan në një bisedë telefonike për ta rritur bashkëpunimin ushtarakë kundër ISIS-it në Siri, pas këtij incidenti./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta