Kryeministri i kundërpërgjigjet edhe në Facebook Bulliqajt për trenin

Kryeministrit të Kosovës e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, nuk i ka mjaftuar foltorja e Kuvendit të Kosovës për t’iu përgjigjur deputetit të nga radhët e partisë së tij Shpejtim Bulliqi.
Ka përdorur edhe profilin e tij në Facebook, për të sulmuar Bulliqin.

“Ishte një deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vërtetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”, ka shkruar Mustafa.

Në fjalën e tij, deputeti Bulliqi ka thënë se “sa për ata që lavdërohen për meritat se kush e ndali trenin, ai do të kishte mrri në Kaçanik, askush nuk nga ta se kish ndalë, por atë e bën miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Kryeministri u përgjigj në foltoren e Kuvendit, duke thënë se “treni nuk do të ndalej, po të mos ishin forcat e njësisë speciale atje dhe se askush nuk mund të tallet me ata”.

Temat
LajmeVend

Të afërta