​6 superlojtarët që nuk u ndëshkuan kurrë me karton të kuq

Raul Gonzales është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje e që nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq.

Disa futbollistë janë shumë agresivë e që ndëshkohen shumë shpesh me kartonë të verdhë e të kuq, por janë edhe disa të tjerë që nuk janë ndëshkuar kurrë.

Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Raul Gonzales është futbollisti që ka luajtur 1,034 ndeshje në karrierë, por nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq.

I dyti është Andres Iniesta, i cili pavarësisht se ka luajtur 750 ndeshje nuk është përjashtuar asnjë herë.

Me karton të kuq kurrë nuk janë ndëshkuar as Philipp Lahm (730), Damian Duff (700), Karim benzema (649) dhe Michael Platini (655). /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta