Trump e mbron urdhrin ekzekutiv kundër emigrantëve, thotë se gjykatat janë të politizuara

Presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur urdhrin e vet ekzekutiv kundër emigrantëve, duke thënë se është i nevojshëm për sigurinë e vendin, si dhe i ka kritikuar gjykatat.
Trump është duke e mbajtur një fjalim momentalisht para oficerëve të sundimit të ligjit, transmeton Express.

Trump i ka quajtur të politizuara gjykatat amerikane.

“Kurrë nuk dua t’i quaj gjykatat të njëanshme, prandaj nuk dua t’i quaj të tilla,” ka thënë Trump.

“Ende nuk e kemi një vendim. Por, gjykatat duket se janë të politizuara dhe do të ishte e mrekullueshme për sistemin tonë të drejtësisë nëse ato do të ishin në gjendje ta lexonin deklaratën dhe të bënin atë që është e drejtë. Kjo ka të bëjë me sigurinë në vendin tonë,” ka thënë Trump./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta