Putini po bën gati për luftë edhe fëmijët (Foto)

Një ditë më parë, shumë media raportonin se Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin e ushtrisë për luftë.
Ndërkohë, nga Rusia vijnë këto foto.

Yunarmya, një shoqatë e themeluar një vit më parë nga Ministria e Mbrojtjes ruse, ka mbledhur plot 42 mijë të rinj, që mësojnë të përdorin armët, të hidhen me parashutë dhe si të luftojnë.

Shumë prej tyre janë fëmijë, nga 10 vjeç e sipër.

Dmitry Trunenkov, shef i Shtabit, thotë se qëllimi është që të rinjtë, përveç studimeve, të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të jenë gati në çdo moment t’i shërbejnë atdheut të tyre.

Temat
BotëLajme

Të afërta