Mogherini shkon në Uashington për ta takuar kryediplomatin e ri amerikan

Federica Mogherini, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian do të takojë homologun e saj amerikan, Rex Tillerson gjatë vizitës së planifikuar në Uashington të enjten dhe të premten, njoftoi Komisioni Evropian.

Bëhet fjalë për vizitën e parë zyrtare në kryeqytetin amerikan që nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe ardhjes në pushtet të Donald Trump, i cili ka drejtuar kritika të ashpra së fundmi kundrejt BE.

“Përveç sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, ish-CEO i gjigantit amerikan të naftës ‘ExxonMobil’, Mogherini do të takohet me Michael Flynn, këshilltar i Donald Trump në fushën e sigurisë kombëtare, Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së presidentit amerikan i emëruar këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, si dhe disa zyrtarë të lartë të Senatit duke përfshirë Bob Corker dhe John McCain”, sipas një deklarate të sotme të Komisionit, përcjell Atsh.

Të hënën, Federica Mogherini e përmendi këtë vizitë në Uashington, prezantuar si i pari në një seri takimesh parashikuar këtë muaj me administratën Trump, nga dy anët e Atlantikut, për të diskutuar rreth çështjeve më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare si Siria, Ukraina, konflikti izraelito-palestinez e tjere.

Temat
BotëLajme

Të afërta