Kryeministri thotë se projekti për rivitalizimin e urës po zbatohet plotësisht

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi se projekti për rivitalizimin e urës është duke u zbatuar 100 për qind deri në këto momente.

Ai tha se është arritur një marrëveshje e cila është në përputhje me ligjin dhe se është bërë zgjidhja më e mirë e mundshme pasi që atë strukturë e ka larguar vetë komuna e Mitrovicës.

Ai ka thënë se ka pasur takime intensive me përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës Veriore, kryetarin e komunës si dhe përfaqësuesit politik të serbëve, për të gjetur zgjidhje për çështjen e murit në Mitrovicë.

Temat
LajmeVend

Të afërta