FOTO/ Njihuni me kampusin e ri të Apple

Është pothuajse gati kampusi i ri, madhështor i gjigantit kompjuterik Apple. Fotot e para flasin për një vëmendje shumë të lartë, të treguar ndaj çdo detaji të ndërtesës në formë kampusi.

Kjo ndërtesë është projektuar nga Steve Jobs, përpara se të vdiste më 2011-ën dhe është ndërtuar në Cupertino, California. Ajo ka harkun më të madh të qelqtë, të ndërtuar ndonjëherë dhe do të jetë e rrethuar nga mijëra pemë.

Kampusi ka kushtuar 5 bilionë dollarë dhe pritet të përfundojë në pranverë të këtij viti. Fotot e marra me dron janë vërtetë mahnitëse…

Temat
Teknologji

Të afërta