Era po vjen, Era po vjen (Foto)

Janë bërë muaj të tërë prej momentit kur ka nisur pritja e madhe për projektin e ir të Era Istrefit.
Artistja që shpërtheu ndërkombëtarisht duke sfiduar limitet e mendjes për Kosovën e getoizuar pas ‘Bonbon’ pati gjithë sytë të drejtuar nga ajo.

Çka tash me projektin pasues? E duket se kjo pyetje tashmë do të ketë përgjigjen e merituar. Pas shumë paralajmërimeve, shtyerjeve projekti i ri po finalizohet!

Prive.al mëson se Los Angeles i SHBA-ve është destinacioni ku po xhirohet videoklipi i ri i cili do publikohet shumë shpejt.

Një fotografi nga xhirimet tashmë është shpërndarë në Snapchat nga menaxheri Faton Shoshi, të cilën ua sjellim më poshtë. Numërimi prapa vetëm se ka filluar!

Temat
Showbiz

Të afërta