Zyrtare: Barcelonës i rikthehen dy yje në skuadër (Foto)

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sonte ndaj Atletico Madridit, e cila luhet në kuadër të Copa del Rey.

Në mesin e të ftuarve janë edhe Andrés Iniesta dhe Sergio Busquets, të cilët kanë munguar disa ndeshje shkaku i lëndimit.

Kurse, në këtë takim Barcelonës do t’i mungoj Neymar shkaku i kartonëve dhe Rafinha për shkak të lëndimit, shkruan Mundo Deportovo, përcjell Express.

Lista e të ftuarve

Cillessen, Masip, Piqué, Rakitic, Busquets, Denis, Arda, Iniesta, Suárez, Messi, Mascherano, Alcácer, Alba, Digne, Sergi Roberto, André Gomes, Aleix Vidal, Umtiti.

Temat
BotëSport

Të afërta