Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë nga Prizreni është zhdukur pa gjurmë që nga 4 shkurti, në orën 14, bën të ditur raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Në raport theksohet se një prind nga Prizreni kishte raportuar në polici se më 04.02.2017, në orën 14:00 e bija e tij kishte dalë nga shtëpia dhe që atëherë nuk ka më gjurmë të saj. Policia për rastin është njoftuar dje, më 6 shkurt.

“Një mashkull, K/shqiptar, ka informuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e saj. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Temat
LajmeVend

Të afërta