Trump i sulmon ashpër mediat, thotë se s’po i raportojnë sulmet terroriste

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka akuzuar mediat se qëllimisht janë duke e minimizuar raportimin e kërcënimit që e përbën grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS), duke thënë se mediat e ndryshme i kanë arsyet e veta për te mos e raportuar atë që ai e quajti “gjenocid” të nisur nga duart e këtij grupi terrorist.

Trump nuk ka ofruar dëshmi për t’i mbështetur pohimet e veta, të bëra gjatë vizitës që ia bëri dje shtabit qendror të Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, transmeton Express.

“E kemi parë se çfarë ndodhi në Paris dhe Nice. Edhe po ndodh në gjithë Evropën. Ka ardhur në një pikë saqë as nuk raportohet,” ka thënë Trump.

Ai e ka quajtur të pandershëm shtypin, duke thënë se ka raste kur nuk i raporton fare sulmet ekstremiste.

“Dhe në shumë raste, shtypi shumë, shumë i pandershëm, nuk dëshiron t’i raportojë ajo. I kanë arsyet e veta dhe e kuptoj,” ka thënë ai./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta