QYTETARËT, NGA QEVERIA DUHET TË KËRKOJNË PUNË DHE MIRËQENIE! JO IMPROVIZIME, E ALIBI POLITIKE!

SHKRUAN: Fadil Maloku, sociolog

1.Përkundër shifrave alarmuese mbi papunësinë (mbi 50%!) dhe varfërinë (e skajshme, mbi 25%!) në Kosovë, askush nga Qeveria aktuale, nuk po duket se po merret seriozisht me këtë çështje!

2.Kjo temë, bëhet edhe më absurde,kur kihet parasysh që pikërisht, ky koalicion i mori votat tona, mu në programet e reduktimit të papunësisë (PDK-premtoj; 200.000, nderkaq, LDK-ja;120.000) dhe të zbutjes se varfërisë!

3.Tani, kur këto premtime as ëndërr” nuk mund të shifen më (!)…,duket që; Asociacioni, Demarkacioni, Muri, etj. shumë leht mund tê shërbejnë si alibi (koxha të “forta”!) për të artikuluar “arsyetimet politike”, tek elektorati naiv dhe i ngazëllyer akoma si me; përrallat e “institucionalizmit” improvizues (LDK) ashtu edhe patriotizmin dhe mitin rrejshëm, për disa “komandanta” të luftës (PDK)!

4.Kosova, ka nevojë për oferta (projekte të përpunuara detajisht, dhe platforma sociale) të reja socia dhe sidomos njerëz të sinqert që ia duan të mirën vendit dhe kombit! E jo mashtrues, e matrapaza partiak, që e shfrytëzojnë pushtetin vetëm për nevoja; familjare e klanore!

5.Pak ka gjasa që këto elita oligarkike, pra, shtetar që e kanë shijuar “muajin e mjaltit” në pushtet! Frikohem, se mos na duhet njê lloj katarësisi “ala rumun”!

Temat
Opinione

Të afërta