Putin urdhëron forcat ajrore ruse të përgatiten për luftë

Forcat ajrore ruse janë urdhëruar të përgatiten për “kohë lufte”, shkruan britanikja ‘The Independent”.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar një “kontroll ” të forcave të armatosura të vendit, sipas të ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu. Përvec kontrollit nëse agjencitë dhe trupat ushtarake janë të gatshme për të luftuar, është siguruar gjithashtu nëse sistemet ushtarake janë gati për luftë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Këto përgatitjet tashmë kanë filluar, sipas ministrave rus

“Në koordinim me vendimin e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, është kryer një kontroll i parakohshëm i Forcave ajrore për të vlerësuar gatishmërinë e agjencive të kontrollit dhe trupave ushtarake për të kryer trajnime luftarake,” tha ai.

“Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet vendoses së sistemeve të mbrojtjes ajrore për kohë luftë dhe grupimet për të zmbrapsur agresionin,” shtoi Shoigu.

Temat
BotëLajme

Të afërta