Mercedes-Maybach G650 Landaulet me 621 kf [FOTO / VIDEO]

Kjo veturë e “lashtë” nga Mercedes është sjell në modë nga Hollywood-i ku shume aktorë dhe personalitete të famshme e kanë një veturë të tillë.

Në një ngjarje të mbajtur në Madikwe Safari në Afrikën e Jugut është parë modeli Mercedes-Maybach G650 Landaulet, transmeton Express. Ky model ka motor V12 i cili prodhon 621 kf.

Vetëm 100 vetura të tilla do të prodhohen dhe sipas Autocar çmimi fillestar i një veture të tillë do të jetë 377,000 dollarë amerikan.

Landaulet është lloj i veturës ku një pjesë e pasme e saj është me tavan të hapur, pra një veturë gjysmë kabriole.

Temat
Teknologji

Të afërta