Lideri më i rëndësishëm në Iran tallet keq me Donald Trumpin

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka quajtur të porsaardhur Donald Trumpin, duke thënë se ai e ka treguar fytyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara, pasi që presidenti amerikan e akuzoi Iranin se po tregohet jo falënderuese për lehtësimin e sanksioneve nga Administrata e Obamas, si dhe u zotua për qëndrim më të ashpër të SHBA-së.

Javën që shkoi, pasi që Irani e testoi një raketë balistike, Trump shkroi në Twitter se Irani po “luan me zjarr”, duke shtuar se “ata nuk po e vlerësojnë sa i mirë ishte me ta ish-presidenti Barack Obama. Unë s’do të jem”, transmeton Express.

Khamenei, i cili i merr vendimet përfundimtare në të gjitha çështjet e rëndësishme në Iran, iu kundërpërgjigj Trumpit dukë thënë: “Pse duhet të jemi mirënjohës ndaj administratës së mëparshme amerikane? Sepse vendosi sanksione kundër Iranit? Për shkak të grupit ekstremit të Shtetit Islamik? Sepse ia vuri zjarrin rajonit në Irak dhe Siri?”

Khamenei madje vazhdoi duke e tallur Trumpin: Ne jemi mirënjohës të i porsaardhuri, natyrisht, meqë ai e ka treguar fytyrën e vërtetë të SHBA-së dhe dëshmoi atë që Irani e ka thënë për 38 vite për korrupsionin politikë, ekonomik, social dhe moral të qeverisë amerikane.”/Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta