Klinë: Vdes një punëtor derisa po ndërtonte një shtëpi

Dje në Klinë ka ndërruar jetë një person – punëtor në një firmë ndërtimi, derisa ishte duke punuar në ndërtim të një shtëpie.

Dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, por nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është duke u hetua”- thuhet në njoftimin e policisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta