Kina thotë SHBA-ja nuk do të mundë ta mposhte Kinën në luftë

Nuk do të kishte fitues në një konflikt mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, thotë ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.

Ai i bëri këto komente sot teksa tentoi t’i ulte mes dy vendeve të cilat u rriten pas zgjedhjes së Donald Trumpit president të SHBA-së, transmeton Express.

Marrëdhënies mes Kinës dhe SHBA-së u përkeqësuan pasi Trumpi i zemëroi Pekinin në dhjetor të vitit të kaluar, duke folur në telefon me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, si dhe pasi që kërcënoi që të vendoste tarifa ndaj importeve kineze.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të vështirë për t’u kontrolluar, pa të drejta për marrëdhënie formale diplomatike me asnjë vend tjetër.

Por, sipas Wang, Kina është e përkushtuar për paqe, pas një takimi me Ministren e Jashtme të Australisë, Julia Bishop.

“Nuk mund të ketë konflikt mes Kinës dhe SHBA-së, sepse të dyja palët do të humbnin, prandaj asnjëri palë nuk mund t’ia lejojë vetes këtë,” ka thënë ai./Gazeta Express/

Temat
BotëLajmePërgjithshme

Të afërta