Femra, keni kujdes: Produkti që ju përdorni çdo ditë është toksik

Hulumtuesit nga Amerika kanë shqyrtuar kohët e fundit ndikimin në trupin e njeriut të një prej produkteve më të preferuar të grave dhe rezultatet ishin shumë befasuese. Në pyetje është llaku i thonjve dhe ja se çka gjetën ata…

Me fjalë të tjera, hulumtuesit shqyrtuan nëse llaqet për thonj përmbajnë fosfat trifenil i cili shtohet në mënyrë që produkti të ketë afat sa më të madh përdorimi. Ky komponim organik shtohet edhe në prodhimin e plastikës dhe mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Më së shumti ka habitur fakti se të gjitha të anketuarat të cilat kanë përdorur llak me këtë përbërje, në trup kishin gjurmë të këtij komponimi dhe në një sasi më të madhe se sa duhet. Sasia mbi dozën e lejueshme ndikon në ndryshime hormonale që lidhen me probleme në zhvillimin e trurit, pubertetit të hershëm dhe mbipeshës.

Fosfati trifenil u gjet në 49% të llakut për thonj nga 3000 të testuar. Përndryshe, studimi gjeti se llaqet transparent për thonjë përmbajnë sasinë më të madhe të këtij komponimi./GazetaExpress/.

Temat
Shëndet

Të afërta