SHBA porosit Ramën: Të pëlqen ose jo, do bësh marrëveshje me Trump! (Video)

Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Si një ish-ndihmës i Presidentit Regan, Rohrabacher i pëlqen që t’u jepet një shkundje politikave të brendshme dhe të jashtme.

Ai e pret me entuziazëm kryerjen e një politikë të tillë edhe nga Presidenti i ri Trump. Në një intervistë për Vizion Plus, teksa flet për ndarjen e Kosovës dhe Maqedonisë, ai u sugjeron kryeministrit Rama të bëjë një marrëveshje me Donald Trump, pavarësisht asaj çfarë kryeministri shqiptar deklaroi kundër tij gjatë fushatës zgjedhore, si dhe të gjenden mënyrat se si dy vendet të bashkëpunojnë.

“Trump ka fituar. Ai është President. Tani është koha që të bëhen marrëveshje dhe të mundohemi të shohim se cila është gjëja më e mirë që mund të bëjmë apo përmbushim me këtë njeri si President. Jo të përgjigjemi në mënyrë armiqësore, duke thënë se ne nuk na pëlqen ai apo ai nuk na pëlqen ne. Por të gjejmë diçka që ne mund ta bëjmë dhe që Trump do që ta bëjë dhe le të punojmë të gjithë për këtë”, thote Rohrabacher.

Ligjvënësi amerikan nuk ndjen rrezik rus në Ballkan, por mundësi zhvillimi për të gjithë, nëse mbyllën plagët e konflikteve të vjetra. Ndërsa shqiptarët, Rohrabacher e sheh si një urë lidhëse mes SHBA-së dhe botës myslimane. Më poshtë intervista e plotë e tij.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta