Punëtorët akuzojnë KEDS’in se i gënjeu për moslargim nga puna

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro Kosova-KEDS/KESCO, Hysni Gashi, ka thënë se punëtorëve të kësaj kompanie u është premtuar se pas privatizimit nuk do të ketë largim nga vendet e punës deri në tri vjet.

Gashi ka thënë në KTV se atyre u është premtuar se edhe pas tri viteve, punëtorët do të trajtohen sipas ligjit të punës të nënshkruar nga ish-ministri Besim Beqaj, por nuk është respektuar ky vendim.

“Në prill të vitit të kaluar jemi informuar se menaxhmenti i KEDS-it nuk do t’i vazhdojë kontratat për rreth 80 punëtorë duke u ofruar atyre nga dy paga edhe pse punëtorët ishin me 5 deri në 8,6 vite përvojë pune. Duhet të dihet se çdo punëtor që ka përvojë pune mbi 3 vjet, ka kontratë të përhershme të punës, sipas ligjit të punës”, theksoi ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta