Mozzik nuk di të shkruajë…(Foto)

Ai mund të jetë një nga reperat e rinj më të suksesshëm të momentit, por kjo nuk do të thotë se ai ka qenë i tillë edhe në shkollë.

Bëhet fjalë për reperin nga Kosova, Mozzik, i cili përveçse reper i kërkuar është edhe tekstshkrues.

Por duket se me gjuhën shqipe nuk i ka marrëdhëniet edhe aq të mira. Ai ka postuar 8 orë më parë një status ku u uron fansave të tij “Mirëmëngjesi”, por mesa duket këtë fjalë përshëndetëse nuk di ta shkruajë ashtu siç duhet.

Megjithatë, nëse do t’i ktheheshim muzikës na duhet të theksojmë se kënga e tij e fundit, “Me hile”, e publikuar vetëm dy javë më parë, ka më shumë se katër milionë klikime në You Tube./Blitz.al

Temat
Showbiz

Të afërta