A doni ta dini se kush është Blerim Muharremi, që ju e njihni si Blero? Ja e vërteta…

Në “Kosovare” prezantojmë detaje të rëndësishme rreth këngëtarit të shumë hiteve dhe njërit nga personazhet me të famshëm të shoubizit shqiptar.

Blerim Muharremi ka lindur me 19 korrik të vitit 1978 në Mitrovicë dhe i përket shenjës së gaforres. Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Suedi, nga ku është kthyer për të krijuar emër në fushën e muzikës vendore.

Rryma që e lëvron kryesisht është RnB, shkruan “Kosovarja”. Blero ka një dashuri të madhe për futbollin dhe sportisti/futbollisti i tij i preferuar është Lionel Messi. Nëse pyesni për këngëtarin e preferuar, atëherë ai është i ndjeri Michael Jackson. Ngjyra që i pëlqen është e katërta, ndërkaq moto e jetës “Të jetosh”, shkruan “Kosovarja”.

Blero ka lënë pas krahëve disa lidhje dhe një martesë, nga e cila ka edhe një vajzë, Taren, që është pika e tij e dobët./Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta