Donald Trump sapo ka humbur një nga përkrahësit e tij më të mëdhenj

Kanye West i ka dhënë fund përkrahjes për Presidentin amerikan duke fshirë të gjithë ‘cicërimat’ në Twitter që kanë të bëjnë me takimet mes tyre.

TMZ raporton se West nuk u pajtua me punën e Trump gjatë dy javëve të para në Presidencë.

Në veçanti West ka kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të Trump për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Trump u kritikua edhe nga bashkëshortja e West, Kim Kardashian.

Temat
BotëLajme

Të afërta