Tahiri takon Presidentin e Senatit jordanez

Besnik Tahiri është zyrtari i parë nga Kosova që takon Presidentin e Senatit të Jordanisë, Faisal El-Fayez, me të cilin ka folur për reformat e pushtetit lokal në këtë shtet.

Tahiri, i cili është Drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Këshilltar i Lartë i Institutit Demokratik Amerikan, ka treguar se shefi i Senatit është pajtuar për reformat në procesin e decentralizimit të pushtetit lokal atje.

“Sot, pata nderin të takojë SHTZ Faisal El-Fayez, Presidentin e Senatit të Mbretërisë së Jordanisë. Në takim prezantova gjetjet dhe rekomandimet e mia për procesin e decentralizimit në Mbretërinë e Jordanisë. Gjatë diskutimit u dakorduam që ky proces është shtylla kryesore e reformave politike në Jordani”, ka shkruar Tahiri, në FB.

Paraprakisht, Faisal El-Fayez, ka qenë kryeministër dhe kryetar i parlamentit jordanez.

Temat
BotëLajmeVend

Të afërta