Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij të çdo mbrëmje “Amarcord”, ka përkujtuar heroin e shqiptarëve Mihal Grameno.
Kjo për faktin se më 5 Shkurt 1931, është edhe data e vdekjes së korçarit Grameno, ditë që siç thekson edhe kryeministri, shënoi edhe përcjelljen për në banesën e fundit të një tjetër shqiptari të madh, Dritëro Agollit.
Statusi në Facebook:
AMARCORD
Një foto e rrallë e Mihal Gramenos kur luftonte me armë në dorë për lirinë e Shqipërisë, për ta kujtuar me nderim sot këtë korçar të madh që ndërroi jetë më 5 shkurt 1931, vitin e lindjes së Dritëroit të paharruar.
I paharruar kujtimi i këtyre dy shqiptarëve të mëdhenj
Fjalët kyçe
hero