Në ditët në vijim moti deri në 14 gradë celcius

2017 Fiat 124 Spider Lusso

Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Temperatura minimale e ajrit do të lëvizë ndërmjet -5 deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.

Dita e hënë dhe e martë parashihet të jenë me temperatura më të larta, meqë mbi vendin tonë do të vazhdojnë të jenë prezent masat e ajrit me origjinë nga jugu dhe jugperëndimi. Ndërsa e mërkura, do të jetë më e ftohtë.

Temat
LajmeVend

Të afërta