Kryeministri: E zgjidhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare (VIDEO)

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë zbatuar të gjitha procedurat ligjore për të trajtuar murin e paligjshëm në Veri të Mitrovicës.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se me përkrahjen e SHBA’së dhe BE’së është arritur pajtimi për detajet e rrënimit të murit.

“Muri sot është rrënuar. Ndërkaq, ajo pjesë e sheshit do të rehabilitohet në përputhje me projektin e BE’së dhe në përputhje me të gjitha kriteret dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Shefi i Qeverisë ka thënë se janë koordinuar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin për të rrënuar murin.

“Përfaqësuesit e zgjedhur politik të qytetarëve janë ulur së bashku me praninë e miqve ndërkombëtar dhe e kanë zgjidhur këtë çështje bazuar në ligjet e Kosovës”, ka thënë Kryeministri.

“E kemi zgjidhur një problem të brendshëm me përkrahje ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Konferencë për media e Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Shala!

Posted by Isa Mustafa on Sonntag, 5. Februar 2017

Temat
LajmeVend

Të afërta