Henry: Griezmann do të shkëlqejë në këtë skuadër

Thierry Henry beson se Antoine Griezmann mund të përshtatet shumë lehtë te Manchester United
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, është i bindur se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, do të përshtatej shumë lehtë te Manchester United, i cili ka kohë që lidhet me një kalim në Old Trafford.

“Nëse vjen në Premierligë, ai do të jetë një transferim i madh për Manchester Unitedin”, tha Henry.

“Ai është lojtar i mirë për Ligën, për tifozët dhe për të gjithë. Tani të gjithë flasin për të se do të transferohet në Manchester dhe ajo se çfarë mund të ofrojë, tashmë e dinë të gjithë – e ka dëshmuar dita ditës. Nëse jeni trajner, e dini se Griezmann është i duhuri për skuadrën tuaj”, shtoi më tej Henry. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta