Elvana Gjata feston ditëlindjen në super-hotelin ku ka qenë Beyonce (Foto)

Prej dy ditësh emri i Elvana Gjatës ishte më i përmenduri në rrjete sociale e media.

Kjo sepse artistja feston 30 vjetorin e lindjes dhe kurioziteti se ku dhe me kë po e kalon ajo është i madh. Pa dyshimin më të vogël mund të themi se Elvana kaloi një ditëlindje siç kushdo nga ne do të dëshironte,

duke nisur nga ski në mal dhe përfundon me një darkë në një nga holete superluksoze të Parisit me pamje nga kulla ‘Eifel’.

Sipas ‘Story.al’, këngëtarja është akomoduar në të njëjtin hotel si diva e muzikës pop Beyonce. Bëhet fjalë për hotelin ‘Shangri-La Hotel’, ku Elvana dhe Beyonce kishin rezervuar suitën në katin më të lartë të saj, vlera e të cilës shkon 19.000 dollar nata. Thuhet se këngëtarja ka qënë e shoqëruar nga motra dhe disa miq të saj.

Temat
Showbiz

Të afërta