Eksperti i gjuhës së trupit jep arsyen se pse Trumpi refuzon ta mbajë gruan për dore

Donald Trump nuk preferon të mbajë dorën e bashkëshortes së tij Melania, në daljet publike, pasi kërkon të duket i gjithëpushtetshëm në fuqinë e tij personale dhe jo i bashkuar me dikë tjetër, thonë ekspertët e gjuhës së trupit.

Është biseduar shpesh për ftohtësinë që ai ka kundrejt gruas së tij kur del para kamerave. Të njëjtën e bëri ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar në Palm Beach. Melania ia zgjati dorën sapo zbritën nga aeroplani, ndërsa ai e lëshoi në moment.

“Një kapje duarsh e tregon një çift si të bashkuar”, thotë eksperti i gjuhës së trupit, Patti Wood. “Por, sipas mendimit tim, ai thotë: Dua të shihem si president i plotfuqishëm. Sikur nuk kam nevojën për askënd për të udhëhequr. Dhe, duket qartë që kjo është zgjedhje e tij”.

Temat
BotëLajme

Të afërta