Donald Trump e mbron Vladimir Putinin dhe thotë “as vendi ynë nuk është i pafajshëm”!

Presidenti Trump duket se ka vendosur t’i shkojë deri në fund temës së Rusisë.

Donald J. Trump në një intervistë me Bill O’Reilly e ka mbrojtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Në fjalinë e Bill O’Really se Putin “është një vrasës” Trump është përgjigjur me fjalët:

“Ka shumë vrasës… Ne kemi shumë vrasës. Çfarë mendoni? Është vendi ynë kaq i pafajshëm?”, ka pyetur Trump.

Fox News Channel ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës e cila do të shfaqet sot në Super Bowl, raporton Gazeta Blic. Super Bowl është eventi më i madh medial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj edhe pritet një shikueshmëri rekorde edhe e kësaj interviste.

Presidenti Trump ka thënë pokështu se e respekton Vladimir Putinin.

Mëposhtë mund të shihni pjesë nga Intervista e Trump:

Temat
BotëLajme

Të afërta