A dëshironi një trup si të Capital T? Ja dieta e tij (FOTO)

Capital T është një nga emrat më të dashur në skenën muzikore shqiptare. Përveç se ka shumë hite në arkën e tij, ai ka edhe një trup tejet joshës.

Mbrëmjen e djeshme ai ka postuar në Instastory disa foto të vakteve të tij. Duket se burimi i tij i energjisë dhe ai që padyshim këngëtari e quan ushqim i javës janë pikërisht frutat, qofshin të freskëta apo të thata. Në fotot e postuara këngëtari tregon se si kombinimi i tyre me mjalt jo vetëm i bën më të shijshme por edhe më t mira për shëndetin.

Kivi, banane, bajame dhe mjalt janë kombinimi që Capital T ka zgjedhur të konsumojë.

“Ushqimi i javës”- shkruan reperi krahas fotografive.

Temat
Showbiz

Të afërta