U vendosin eksploziv në makinë, dy persona i shpëtojnë vdekjes në Tiranë

Policia e Tiranës është vënë në alarm mesditën e sotme pas një denoncimi të mbërritur për një pako të dyshimtë.

Mësohet se dy persona kanë zbuluar një pako të dyshimtë në automjetin e tyre duke telefonuar menjëherë policinë.

Ata e kanë vënë re pakon e dyshimtë, gjatë kohës që po udhëtonin me automjetin tip “Benz 190”, me targë AA 339 IZ.

Menjëherë kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se në pako është vendosur lëndë shpërthyese.

Temat
LajmeRajon

Të afërta