Shpërthen Klopp pas humbjes

Jurgen Klopp ka kritikuar lojtarët pas humbjes 2:0 nga Hull City
Liverpooli nuk e ka nisur mirë vitin 2017 ku deri më tani në Premierligë regjistron tre barazime dhe dy humbje, të fundit ia shkaktoi Hull City, që e mposhti 2:0, shkruan Gazeta Express.

Paraqitja e lojtarëve nuk i ka pëlqyer edhe trajnerit Jurgen klopp, i cili thotë se nëse vazhdojnë kështu nuk mund të arrijnë asgjë.

“Në këtë moment nuk bëmë mjaftueshëm që të marrim të paktën një pikë dhe nuk do të arrijmë asgjë duke luajtur në këtë mënyrë”, tha Klopp për BBC.

“Nuk bëmë aspak paraqitje të mirë në pjesën e parë. Dy golat lamë që të shënohen shumë lehtë dhe paraqitja e lojtarëve nuk ishte ashtu siç është dashur të jetë”, shtoi më tej Klopp i nervozuar. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta