Ajo është cilësuar si një nga tekstshkrueset më të mira të showbiz-it dhe padyshim nuk e ka pasur fare të vështirë që të krijojë një poezi për shkrimtarin e saj të zemrës, Dritëro Agollin.
Ndryshe nga shumë personazhe publike, që në shenjë respekti për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar (i cili u nda nga jeta vetëm pak orë më parë) kanë postuar poezitë e tij të mrekullueshme, Rozi Radi ka krijuar një të tillë posaçërisht për të.
Ja krijimi i Rozit për Agollin:
Po të kërkoj tani në raft
Te librat që mbajnë emrin tënd,
Ti je poeti i shpirtit të marrë
Në çdo varg e në çdo shkronjë.
Fjalët kyçe
Rozana RadiTemat
Showbiz