Rashica ndër më të mirët në fushë

Vitesse e Milot Rashicës duket se ka gjetur formën e mirë në kampionat teksa ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, dhe të tretën në çdo kompeticion.

Skuadra holandeze ku aktivizohet edhe mesfushori i Kosovës mposht 0-2 në udhëtim pa shumë probleme ekipin e Den Hag.

Golat e Tigadouini dhe Wolfsvinkel vulosën fatin e kësaj ndeshje qysh në pjesën e parë.

Ndërkohë, Rashica ishte titullar për Vitessen duke luajtur për 90 minuta

Loja e anësorit nga Kosova ishte mjaft e mirë, duke qenë ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

Me këtë fitore, skuadra e Vitesses arrin të ngjitet në vendin e 5-të në renditje me 33 pikë në total.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta