Qeveria nesër në konferencë për media!

Nesër në orën 13:30 në Qeverinë e Kosovës do të mbaht një konferencë për media.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate të dërguar mediave, në të cilën nuk tregohet se kush do të flasë në këtë konferencë dhe cila do të jetë tema e saj, shkruan GazetaBlic.com

Por bazuar në zhvillimet e fundit në vend, temë e kësaj konference mund të jetë çështja e murit të ndërtuar në mënyrë ilegale në veri të Mitrovicës i cili pritet të rrënohet brenda 24 orëve, pas një marrëveshje të arritur ndërmjet Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq dhe Ministrit të Mjedisit dhe Ambientit, Ferat Shala.

Muri është ndërtuar në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë kjo çështje është përcjellur më shumë tensione. /GazetaBlic.com/

Temat
LajmeVend

Të afërta