Neue Zürcher Zeitung: Kosova dhe Serbia në qorrsokak!

Edhe një vështrim për situatën në Kosovë dhe tensionet me Serbinë.
Gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një vështrim të korrespondentit të saj për Ballkanin shkruan që Kosova dhe Serbia edhe pas katër vitesh të nënshkrimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve janë futur në një qorrsokak.

Në analizën e NZZ mes tjerash thuhet se paqja e brishtë mes Prishtinës e Beogradit është e kërcënuar për shkak të nevojave të brendshme politike në Prishtinë e Beograd dhe pokështu edhe për dobësinë e vet Bashkimit Europian.

NZZ shkruan që si politikanët në Prishtinë ashtu edhe ata në Beograd nuk po tregojnë gadishmëri për koncesione. Kështu është bërë pothuajse traditë që nëse Beogradi provokon siç e bëri këtë gjë me ndërtimin e Murit apo edhe nisjen e trenit për Kosovë, reagimi i Prishtinës ka qenë poaq i ashpër, shkruan NZZ, transmeton Gazeta Blic.

Sipas gazetës së njohur, me zgjedhjen e Trumpit në Amerikë dhe me dobësimin e BE-së e cila ka prioritete të reja, Kosovës dhe Serbisë po i kërcënohen rreziqe të reja.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta