Mustafa: Nuk do t’i paguhen Devollit 30 milionë eurot

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë se Bordi i Drejtorëve të PTK-së, ka marrë vendim që gjoba prej 30 milionë eurove që i është shqiptuar Telekomit të Kosovës nga Tribunali i Arbitrazhit në Londër, nuk do të paguhet, por do të ankimohet.

Mustafa ka bërë të ditur se janë duke u përgatitur qe të apelojnë vendimin e fundit të arbitrazhit për dëmshpërblimin e operatorit Z-Mobile, me pronar Blerim Devollin.

“E kemi fokusin kryesorë në gjetjen e alternativës se si do të veprojmë më këtë vendim qoftë në Gjykata vendore qoftë në ato ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa në Tribuna Channel.

Ai ka shtuar se mungesa e dy ish drejtorëve si dëshmitarë në Tribunal, ndikoi në masë të madhe që të shqiptohet kjo gjobë.

Mustafa ka folur edhe për kërkesën e Qeverisë për dhënien e dividentes nga ana e Telekomit të Kosovës, duke e quajtur atë të paarsyeshme.

Ai ka thënë se nuk kanë obligim dhënien e dividentës për Qeverinë.

Mustafa e ka quajtur të paarsyeshme edhe kërkesën e ministres Bajrami për dorëheqje.

Ministrja Bajrami, sipas tij, kërkon llogari për bordin menaxhues për vendimin e fundit të arbitrazhit, përkundër se ky vendim ka të bëjë me periudhën kur ai s’ka qenë pjesë e Telekomit.

Ai deklaroi se mbanë përgjegjësi vetëm nga koha kur ka shkuar aty dhe jo për periudhat e mëhershme.

Temat
LajmeVend

Të afërta