Mësohet skuadra e re e Moratas, lamtumirë Madrid

Alvaro Morata gjatë verës do të largohet nga Santiago Bernabeu
Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, ka informuar shokët e tij të ngushtë se gjatë verës dëshiron kalimin te Chelsea.

Spanjolli është cak i dy klubeve të Premier Ligës, Chelseat dhe Arsenalit, derisa për të kanë shprehur interesim edhe Atletico Madridi me disa klube kineze.

The Telegraph raporton se Morata është duke kërkuar një klub që i ofron paraqitje të rregullta dhe Madridi ka shprehur interesim që të dëgjojë ofertat afër 50 milionë funteve.

Chelsea thuhet se është në treg për zëvendësimin e Diego Costas, i cili thuhet se dëshiron largimin nga Londra.

Temat
BotëSport

Të afërta