Limaj: Loja me dinjitetin shtetëror, ka marrë përmasa alarmante

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e murit, ka shprehur shqetësimet për siç ka thënë me lojën e dinjitetin shtetëror. “Me politikat e tyre ky koalicion i ka sjellë këtij vendi mjerim, dezintegrim dhe mure ndarëse”.

Shkrimi i plotë i Limajt të publikuar në Facebook:

Kjo lojë me dinjitetin shtetëror përfundimisht ka marrë përmasa alarmante.

Me politikat e tyre ky koalicion i ka sjellë këtij vendi mjerim, dezintegrim dhe mure ndarëse.

Këta tash po tentojnë që rezultatet e dëmshme të politikave të tyre, në emër të kinse përmirësimit të atyre gabimeve, të ja servojnë popullit të Kosovës si fitore.

Nuk ka politikë më të mbrapsht dhe më të rezikshme se sa kjo: Prodho dëme, e pastaj sanimin e atyre dëmeve të tentosh për ta shitur sikur të arritur, vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit për dëmin e prodhuar/shkaktuar.

Kjo është ajo që po e bëjnë Hashimi e Isa.

Temat
LajmeVend

Të afërta