Labi i “TV 21” tregon arsyen e vërtetë përse u largua nga televizioni

Moderatori i njohur Labinot Gashi i cili është larguar nga televizioni “TV 21” në Prishtinë është shprehur për këtë fakt në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Ai ka theksuar se ka shumë respect për atë ekran ku ka kaluar 17 vjet, por diçka ndodhi që e mori këtë vendim. Ai u shpreh se i ndryshoi posti u bë producent, por asgjë tjetër nuk ndryshoi, pra pagesa e tij mbeti e njëjtë.

Tashmë ai ka patentën e emisionit dhe të shkoi kudo për ta transmetuar. Megjithatë ai nuk është shprehur se ku do të jetë tashmë në ekran. Ndërkohë ka thënë se përmes një mesazhi ka dhënë dorëheqjen./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta